Pamje të frikshme dhe shokuese janë publikuar në Youtube, të cilat tregojnë si një vajzë bie nga ballkoni i katit të 27-të në përpjekje për të bërë një selfie.
Vajza 27-vjeçare, e quajtur Sandra Manuela Da Costa Macedo, humbi ekuilibrin teksa po bënte një selfie duke rënë nga ballkoni. Nëna e dy fëmijëve humbi jetën pas këtij incidenti tragjik.
Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje, në El Cangrejo, Panama, por vetëm për të mbledhur trupin e saj.
Viktima fillimisht u identifikua si një pushuese portugeze, e cila sapo kishte mbërritur në Panama, por më vonë mediat e atjeshme bënë me dije se në fakt 27-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe kishte shkuar në Panama për të punuar si mësuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/