Berisha nxjerr artikullin e gazetës së njohur britanike: Pse po bllokohet integrimi...

Berisha nxjerr artikullin e gazetës së njohur britanike: Pse po bllokohet integrimi i Shqipërisë në BE

308
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha i është referuar një artikulli të botuar në gazetën britanike Express, e cila shkruan për Shqipërinë dh negociatat e saj për tu bërë pjese e BE.

Në një reagim në rrjetet sociale,  Berisha, duke patur parasysh dhe artikullin, shkruan se fajtor për vonesën dhe bllokimin e ofertës së BE, është Edi Rama dhe familjet mafioze të tij bashkë me Ballën dhe Xhafën.

Reagimi i plotë

Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokojne integrimin e Shqiperise!

Komisioni Europian thote Jo hapjes se negociatave!

Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin

Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.

ARTIKULLIN NË GAZETËN E HUAJ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY