Në Peru ka një mënyrë të veçantë për të zgjedhur kryetarin e...

Në Peru ka një mënyrë të veçantë për të zgjedhur kryetarin e komunës

102
0
Shares

Mënyra më e thjeshtë për tu zgjedhur kryetar i komunës ka funksionuar për këta dy kandidatë. Kryetari i ri i Komunës në një qytezë të izoluar në Peru u zgjodh me shorteun ‘kokë a pilë’.

Kjo sepse dy kandidatët në fund të procesit të numërimit të votave dolën me pikë të barabarta.

Mediat vendase shkruajnë se në rajonin e Ica-s (jugperëndim) u mbajtën zgjedhjet mes  Wilbert Estrada, i partisë së qendrës “Nisma Popullore” dhe Javier Gallegos të Lëvizjes “Rajonale të Punës për Modernizim”, ku ky i fundit humbi pasi monedha vendosi për Estradën.

Secili prej tyre mundi të marrë 102 vota nga një total prej 347 vota të vlefshme të mbledhura në zgjedhjet lokale të 7 tetorit.

Dy kandidatët e tjerë mundën të fitojnë pjesën e mbetur të votave.

Kjo zgjedhje e pazakontë u zhvillua në publik, në ambientet e Komisionit Special Zgjedhor të rajonit Ica. Monedha u hodh nga komisari i policisë së qytezës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY