Kanabisi, flasin kryepleqtë në Vlorë dhe Shkodër: Jemi mes dy zjarreve, rroga...

Kanabisi, flasin kryepleqtë në Vlorë dhe Shkodër: Jemi mes dy zjarreve, rroga s’na del për këpucë

164
0
Shares

Përfaqësues të dy prej qarqeve më problematike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora në prezencën e OSBE në Shqipëri janë thirrur në një takim.

Në këtë takim morën pjesë drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashkiakja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës.

Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë së Shkodrës “sulmoi” ish-drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit.

Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

KRYEPLEQTË

Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryepleqtë e dy qarqeve. Njëri prej tyre, Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte nëse nuk tregonim dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e krimi-nelëve, të cilët nuk pyesin, por veprojnë dhe ju duhet të dini se ne kemi familje apo të afërm. Ne kemi ecur nga 6-7 orë në këmbë dhe se di sa këpucë kemi prishur dhe a e dini ju se paga jonë është 49 mijë lekë të vjetër. Çfarë të bëjmë me ato para që nuk dalin as për këpucët. Ne vendosim firmat tona në çdo procesverbal dhe puna jonë nuk vlerësohet. Këto gjëra duhen parë”, tha kryeplaku vlonjat.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI KËTU

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY