VIDEO/Konflikte droge mes dy grupeve, shqiptari qëllohet me thikë, italiani me armë...

VIDEO/Konflikte droge mes dy grupeve, shqiptari qëllohet me thikë, italiani me armë zjarri

114
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alba Adriatica të Italisë, ku një shqiptar 22 vjeç është qëlluar me thikë, ndërsa një italian i moshës 38 vjeç me armë zjarri.

Gjithë ngjarja ndodhi si pasojë e një sherri në Hotel Resorant “Atlante”, ku po zhvillohej një mbrëmje me muzikë.

Shqiptari që mbeti i plagosur është 22 vjeç, u qëllua me thikë brenda lokalit. Shqiptari raportohet se është i pandehur, pasi është kapur me mallra të vjedhur së fundmi.

Ndërsa italiani 38 vjeç nga Bari,u qëllua disa herë me pistoletë në bark, gjatë arratisjes.

NGJARJA

Dyshohet se çdogjë ka nisur nga disa konflikte droge. Fillimisht ka pasur një përplasje me fjalë mes një grupi italian dhe një grupi shqiptar.

Dikush nxori pistoletë dhe qëlloi 2 herë ndaj 38-vjeçarit i cili po përpiqej të largohej. Plumbat e prekën në pjesën e barkut. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, megjithatë jashtë rrezikut për jetën.

I lënduari tjetër, shqiptari 22 vjeç, ka pësuar disa goditje me thikë në trup dhe parakrahë. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Të dy të plagosurit janë me precedentë të mëparshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY