Basha: KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë

Basha: KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë

102
0
Shares

Në ditën e fundit të ultimatumit të lënë nga kryeministri Rama për tu bërë pjesë e zgjedhjeve, krydemokrati Basha shprehu gatishmërinë për të negociuar por theksoi se nuk do bëjë asnjë lëshim rreth garancive për votën e lirë.
“Nëse ka diçka që ne mund të ofrojmë dhe të japim do ta jap me dëshirën dhe vullnetin më të mirë që në minutën e parë. Por një gjë do të luftoj deri në fund, garancia totale që çdo shqiptar të ketë të drejtën të votojë i lirë, i pakërcënuar, i pashitur dhe i pavlerë. Kam besim të madh që të gjithë janë të ndërgjegjësuar se pse bëhet kjo betejë.Rruga e vetme drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike.
Nuk mund të ketë demokraci pa lirinë e votës. Sot për fat të keq po përvijohen dy Europa, Europa që ne duam e lirisë dhe shtetit ligjor. Për ata që nuk e shohin drogën edhe pse po u rritet pranë ballkoneve të veta në vilat e tyre luksoze, për ata që nuk duan t’ia dinë për krimin ndonëse drekojnë në të njëjtat restorante me kriminelët më në zë të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës. Për ata të cilët nuk mjaftohen duke i shërbyer qeverisë por e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës duke reflektuar mentalitetin e tyre thellësisht antidemokratik, antieuropian.
Për ata që kanë harruar të numërojnë, që nuk numërojnë dot as numrat e mëdhenj, 2.5 milion rrënjë kanabisi që u deklaruan të asgjesuara dhe nuk ka asnjë procesverbal të vetëm të vërtetojë që janë asgjesuar. Dhe në fakt nuk janë asgjesuar por janë ruajtur dhe po shiten nga shteti i bërë njësh me krimin. Disa nga këta nuk, numërojnë dot nga 17 qershori-28 prill për të parë se edhe ligjërisht Edi Rama, Ilir Meta dhe republika e vjetër kanë thyer kodin zgjedhor, se edhe ligjërisht nuk ka lista zgjedhore të ligjshme, se edhe ligjërisht përpos moralisht dhe politikisht nuk ka zgjedhje me 18 qershor. Kjo nuk është as Europë dhe as Azi, është analfabetizëm dhe korrupsion.
Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të KQZ të votuar nga opozita listat e partive që janë të detyrura të mbledhin firma për të bërë by-passin e kolapsit zgjedhor për mosregjistrimin në koalicion. Kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë, siç me paligjshmëri refuzoi të zbatonte ligjin me 28 prill duke refuzuar listat që i kanë ardhur me vonesë. Sot refuzoië të bëjë transparencën, që është armiku kryesor i të vërtetës.
Me transparencën e listave, e vërteta e firmave falso do dalë në shesh, e vërteta e kompanive dhe shërbimeve publike që janë shndërruar në firmosës të listave të partive politike që nuk kanë as anëtarë, as struktura po janë fasada e shëmtuar e pseudopluralizmit të Ramiz Ramës në 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY