“Bukë se vdiqa nga uria”, ja cfarë tha në polici autori i...

“Bukë se vdiqa nga uria”, ja cfarë tha në polici autori i masakrës së Matit

137
0
Shares

Autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, i cili vrau tre punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër nuk është penduar për krimin e rëndë.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka kërkuar që avokatin ta gjejë vetë dhe jo shteti. 51-vjeçari kur ka hyrë në komisariat ka habitur me kërkesen e tij, pasi ka kërkuar bukë.

‘Bukë se vdiqa nga uria’- ka thënë ai.

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime.  Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY