Vazhdojnë telashet për ekipin e njohur, UEFA nis hetimet për trukim ndeshjesh

Vazhdojnë telashet për ekipin e njohur, UEFA nis hetimet për trukim ndeshjesh

83
0
Shares

Një hetim ka nisur për kampionët e Francës,  Paris Saint-Germain, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Më herët, ekipi pati probleme dhe me blerjet e shtrenjta, ndërsa tani dyshohet për trukim të ndeshjeve.

UEFA po heton lojën e Ligës së Kampionëve që përfshinte Paris Saint-Germain dhe Red Star Belgrade ishte kompromentuar.

Gazeta L’Ékkipe raportoi se një zyrtar i Red Star vuri bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë, por ajo që ka shtuar dyshimet është se PSG arriti të fitojë në shifrat 6-1.

Gazeta shkruan se UEFA ngriti alarmin për një manipulim të mundshëm të rezultateve para ndeshjes së 3 Tetorit në Parc des Princes në Grupin C, i cili përfshin gjithashtu Liverpulin dhe Napoli.

Prokuroria financiare e Francës konfirmoi se një hetim ishte hapur por nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

UEFA nga ana tjetër nuk ka dhënë shumë komente, por mësohet se është shprehur: ‘‘Uefa kurrë nuk komenton mbi potencialin apo ekzistencën e hetimeve për ndreqjen e ndeshjeve, për të mos kompromentuar procesin e hetimeve të tilla’‘.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY