Rrëfimi i Arian Çanit, kush ka qënë kërcënimi i vetëm që ka...

Rrëfimi i Arian Çanit, kush ka qënë kërcënimi i vetëm që ka marrë në jetë

137
0
Shares

Arian Çanin e njohim si drejtuesin e ‘Zonë e Lirë’, por më herët ai ka qenë gazetar, madje kryeredaktor në ‘Gazeta Shqiptare’.

Me anë të një lidhjeje telefonike për ‘Kafe In’ ai ka kujtuar se të vetmen herë që e kanë kërcënuar ka qenë viti ’98.

“Punoja në ‘Gazeta Shqiptare’, ishte viti 1998. Emra nuk të them, por nuk ishte diçka personale, donin të mos botoja një shkrim. Atëherë ishte gati gjendje emergjence pasi ishte dy apo tre ditë pas u vra Azem Hajdari dhe Tirana ishte kaos. Tetor i ’98-ës. Ishin dy njerëz të njohur për publikun dhe më morën si kryeredaktor dhe më bën presion dhe më kërcënuan që të ndaloja botimin e shkrimit në fjalë”,-ka rrëfyer ai.

Por më tej Ariani ka thënë se gjërat nuk ndaluan me aq, pasi dy personat shkuan në gazetë.

“Unë mora njerëz të tjerë të mbrohesha dhe kështu u neutralizua si histori. Sot ata persona nuk jetojnë më”,-ka përfunduar fjalën moderatori.

Kujtojmë se Ariani ka nisur sezonin e ri sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’./revistawho.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY