‘Çdo shpifje në gjykatë’, Manjani: Kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

‘Çdo shpifje në gjykatë’, Manjani: Kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

83
0
Shares

Ylli Manjani e quan dhunim të fjalës së lirë, propozimin e Edi Ramës për të paditur çdo shpifje në gjykatë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kush kritikon, kërcënohet me akuzë për kallëzim të rrëmë dhe kjo është e papapranueshme për një vend si Shqipëria e cila është anëtare e Këshillit të Europës e i NATOS.

Postimi i plotë:

OCD (Obsesive Compulsory Disorder) e fjalës së lirë, mund të quhet urdhëri më i fundit i Kryeministrit.

Urdhëri i tij për të mbyllur gojën kritikës në vend është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

Kjo është paketa e tij medemek Anti-Shpifje! Kush kritikon kërcënohet me akuzë pë Kallëzim të rremë, pavarësisht se nuk ka bërë kallëzim ( shpikje e re kjo rilindase), ose me gjyqe civile për medemek zhdëmtim moral.

O pika moralit të kanabistëve dhe drogaxhinjve!

Janë zhytur kokë e këmbë në skandale e krime. Po ju dalin thuajse çdo ditë pisllëqet që bëjnë sheshit.

Europa na ka mbyllur dyert, ekskluzivisht prej Tij, qeverisjes më të keqe të mundshme.

Gënjen nga mëngjesi e deri në mëngjesin tjetër me paturpësi e pushtllëk.

Paguan një administradë të tërë vetëm për të shpifur, sharë e fyer cilindo që i kritikon! Paburrni tipike frikacakësh që fshihen me pseudonime.

Mashtron sa e ku mundet, pasi ka vënë të gjithë shtetin nën hyqmin e tij.

Shkel kushtetutën dhe ligjet e shtetit çdo ditë, dhe kërkon hesap të tjerëve pse flasin!

Drejton një (pu)shtet që vetëm dhunon liritë dhe të drejtat e njerëzve.

Ka mbyllur rruninetën e ushqimit të përditshëm me ekonomi krejt monopol dhe punësim politik.

Tani kërkon ti mbyllë dhe gojën njerëzve!

Turp e faqja e zezë! Jemi vend anëtarë i Këshillit të Europës e i NATOS.

As Erdogani nuk ja ka arritur dot megjithë përpjekjet titanike të tij prej vitesh!

As mafia nuk merret më me gojën e njerëzve!

Ky është ekzemplar, OCD ndaj çdo mendje dhe fjale.

Por ka dështuar që në nisje të kësaj beteje. Ka dështuar sepse shpifësi numer një është Ai vetë!

Vetëm një llogjikë shpifësi fajson opozitën për denoncime të rënda që vijnë nga qytetarë dhe zyrtarë shteti.

Vetëm një mendje sundimtari harxhon qindra minuta sms e telefonata me gazetare e pronar mediash për të fshirë lajme e sajuar të tjera!

Vetëm një llogjikë keqbërësi kërkon mbylljen e gojës. Keqbërësi ka frikë nga fjala, kjo e fundit e bën OCD.

Degjenerimi është faza e parafundit e sunduesve…

Degjenerimi shoqërohet me dështim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY