Deputeti i revoltuar: Na çatë tra…me Xhisielën, është ngritur çmimi i naftës...

Deputeti i revoltuar: Na çatë tra…me Xhisielën, është ngritur çmimi i naftës dhe askush nuk flet

173
0
Shares
Foto Ilustruese

Teksa të gjithë po flasin për rastin ‘Xhisiela’ dhe ‘Babalja’ nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka ngritur një tjetër shqetësim.

Ka 5 ditë që çmimi i naftës është rritur me 50-60 lekë të vjetra litri dhe deputeti ngre alarmin se askush nuk po flet.

I revoltuar që të gjithë merren me çështjet e fundit që kanë nxitur dhe debate politike, Murrizi nuk kursen as fjalët e një toni të ashpër për situatën e krijuar.

Postimi i plotë

Ka mbi 5 dite qe ÇMIMI I NAFTES eshte ngritur me 50 -60 leke te vjetra litri, dhe askush nuk thote nje gjysem fjale.

Ka qene 1780 leke litri, dhe ka shkuar 1830, 1840,dhe ne çdo media apo ambjen politik nuk degjon nje gjysem fjale???

Pse jane bere “ SYNET” nga gjuha, keta qe kane dy muaj duke na çare TR….. per Xhiselen nga Nikla?????

 “Fermeret jane ne piken e hallit.

Qytetaret e tjere vuajne fukarallikun nga çmimet qe ngrihen çdo dite.

Mender “ elita” e kombit ha M… çdo darke neper studiot televizive, se kush e do me shume Xhisin, dhe kush e ka vellane me shume trafikant, keta qe e kane ne burg ne Itali, apo ata qe kane te denuar ne Angli.

Kur EURO bie, dhe NAFTES i ngrihet çmimi me 50-60 leke per liter, kush “ intelektual” financiaro-politik mund ta shpjegoj????”

Në përmbyllje të reagimit të tij, deputeti demokrat sulmon qeverinë ndërsa shprehet: “SOT kemi, nje qeveri qe punon kundra interesave te QYTETAREVE, dhe nje POLITIKE te tere qe tallet me QYTETARET, sepse eshte shkeputur me LIGJ, nga QYTETARET qysh ne prill te vitit 2008, dhe SKUTHET politik, nuk guxojne kurre te perballen me VOTEN E QYTETAREVE.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY