U arrestua në Kosovë, lirohet nga burgu ‘Babalja’

U arrestua në Kosovë, lirohet nga burgu ‘Babalja’

140
0
Shares

Është liruar nga burgu Albert Veliu i cili ishte arrestuar në Kosovë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Albert Veliut në Kosovë, Tomë Gashi. Sipas avoktatit të “Babales”, nuk është aprovuar kërkesa për paraburgim në pritje të ekstradimit.

Ai ishte arrestuar për shkak se akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim nga ana e prokurorisë së krimeve të rënda.

Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.

Avokati shpreh besimin se gjykata e Kosovës nuk do e lejojë ekstradimin, pasi klienti i tij është edhe përfitues i statusit të azilantit politik.Sipas familjarëve të Albert Veliut ati dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri më 29.11.2018.

Akuzat që rëndojnë mbi të:

Ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, ditë më parë është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafikon droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa akuza e dytë me kalimin e tij nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY