Paketa ‘Anti-shpifje’, Rama ka kohë për propozime të reja: Çdo shpifje shkon...

Paketa ‘Anti-shpifje’, Rama ka kohë për propozime të reja: Çdo shpifje shkon në gjyq…

166
0
Shares

Edi Rama vazhdon të ‘luajë’ me taktikat e tij të zakonshme tashmë, atë të shpërqëndrimit dhe humbjes së vemendjes në çështjet delikate ku përfshihen deputetët e tij.

Sërish, kryeministri ka kohë të merret me ‘platformën’ antishpifjeve, pasi i konsideron të gjitha ngjarjet e fundit të denoncuara me fakte dhe prova si shpifje të radhës.

Propozimi i tij i ri është që për çdo shpifje që do thuhet, do të paditet në gjykatë.

Postimi i plotë

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bejnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY