Berisha nxjerr skandalin në Prokurori: Zhduken përgjimet e Fredi Alizotit

Berisha nxjerr skandalin në Prokurori: Zhduken përgjimet e Fredi Alizotit

106
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ lidhur me çështjen e shumëfolur ditët e fundit të ashtuquajtur ‘Babalja’.

Berisha shkruan se në Prokurori janë zhdukur rreth 120 faqe transkripte të regjistrimeve të bisedave të rreme të Fredi Alizotit, të cilat implikonin direkt emrat e Ramës, Xhafës dhe Agron Xhafës.

Sipas Berishës, faqet që mungojnë, janë vjedhur nga mercenarë të bandës kriminale të qeverisë, dhe për zhdukjen e këtyre provave nuk është hapur asnjë hetim.

Reagimi i plotë

Superskandal ne Prokurori!

Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.

Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.

Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.

Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY