Masakra në Mat, kreu i PS zbulon të shkuarën e errët të...

Masakra në Mat, kreu i PS zbulon të shkuarën e errët të autorit

142
0
Shares

Kujtim Hoxha, autori i masakrës së trefishtë në Mat, ishte një person i dhunshëm dhe me një të shkuar të errët.

Dhe pse vrasja e tij nuk ka kurrsesi justifikim, për një person si Hoxha, e djeshma mund të pritej. Shkaku i sharkimit nga posti i kryetarit të PS ka qënë pikërisht kjo sjellje agresive e tij.

Mësohet nga zyrtarë të Komisariatit të Matit  se para disa vitesh ai është konfliktuar me vëllain e tij.  Sipas Panoramës, një vit më parë është përfshirë në një sherr tjetër në Shëlli. Ai është dhunuar keq nga disa banorë, në rrethana të paqarta dhe pas disa javësh në spital është rikthyer pranë familjes.

Sipas kreut të  PS në Mat,Hasan Pasha, pesë muaj më parë është vënë në krye të disa banorëve të fshatit për të penguar një firmë private që nxirrte mermer në afërsi të Shëlliut. Deri në janar të këtij viti ai ishte kryetar i organizatës socialiste të fshatit, por për shkak të problemeve që kishte krijuar, është shkarkuar nga drejtuesit lokalë të PS-së Mat.

Kreybashkiaku tregon për masakrën

Kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani, u shpreh se ishte telefonuar nga punonjës të tij për masakrën.

Kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani, u shpreh se ishte telefonuar nga punonjës të tij për masakrën.Ai tregoi momentin kur brigadieri i mirëmbajtjes i ka telefonuar, duke i thënë: “Hajde shpejt lart se po na vrasin. Po hamë bukë në një lokal në Shëlli dhe dikush po na qëllon me armë”. Rizvani saktëson se fillimisht i ka telefonuar shefit të Komisariatit Mat, Henerigert Mitros, duke i treguar ngjarjen dhe pastaj është nisur drejt fshatit Shëlli.

Ai ka mbledhur në mbrëmje administratën e bashkisë për të organizuar ceremoninë mortore të tri viktimave dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të tyre. Kryebashkiaku e mohon se Koxha e ka kryer krimin për çështjen e rrugës dhe kërkoi nga strukturat shtetërore zbardhjen e plotë të saj.

*Marrë me shkëputje nga Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY