EMRI/ Autor i disa vjedhjeve, kapet “skifteri” në Cërrik

EMRI/ Autor i disa vjedhjeve, kapet “skifteri” në Cërrik

97
0
Shares

Policia e Cërrikut ka arrestuar një 35-vejcar, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhjeve të dokumentuar. Në pranga ka rënë Adriatik Lleshi, 35 vjeç nga Belshi. I arrestuari dyshohet se ka vjedhur objekte të ndryshme në pronat e qytetarëve të Cërrikut.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në sajë të një pune të mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasit:

• Adriatik Lleshi, 35 vjeç, dhe banues ne Rrenas, Belsh

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Cërrik, dhe konkretisht:

• Më datë 10.10.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në qyqanin e shtetasit F.I.

• Më datë 21.06.2018 në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompiuteri TLC.

• Më datë 02.02.2018, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V.

• Më datë 17.11.2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh .

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY