VIDEO & EMRA/ Armë dhe drogë në Tiranë, arrestohen tre persona

VIDEO & EMRA/ Armë dhe drogë në Tiranë, arrestohen tre persona

143
0
Shares

Gjatë një aksioni të policisë së Tiranës janë arrestuar tre persona. Atyre u janë gjetur sasi droge dhe arme luftarake. Policia bën të ditur se është shpallur në kerkim edhe një person tjeter.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë – Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

– Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.

– Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

– armë zjarri automatik

– 3 krehëra metalik arme zjarri

– 442 fishekë arme zjarri Model 56

– 129 fishekë arme zjarri Model 54

– automjet Mercedez Benz

– 3 aparat celular

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY