Masakra e Matit/ Berisha: Një masakër e shëmtuar, autori të përballet me...

Masakra e Matit/ Berisha: Një masakër e shëmtuar, autori të përballet me ligjin

84
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër i plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri shkruan se kjo ishte një masakër e shëmtuar, ndërsa shton që autori të përballet me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

POSTIMI I BERISHES:

Një masakër e shëmtuar!

Të dashur miq, sot në fshatin Shelli të rrethit të Matit ndodhi një masakër e shëmtuar. Tre punonjës të bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi u ekzektuan në krye të detyrës nga një kriminel mizor, Kujtim Hoxha, i cili u mori jetën me breshëritë e automatikut që derdhi mbi ta tek po hanin dreke.

Përveç tyre ka mbetur i plagosur edhe punonjësi i Bashkisë Astrit Hani.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të të rënëve në krye të detyrës Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi dhe uruar shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani, dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe autorin e tij dhe uroj që të përballet me të gjithë rreptësinë e ligjit për masakrën e tij. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY