Vrasja e trefishtë në Mat/ Basha: Ngjarje e përgjakshme e degradimit total...

Vrasja e trefishtë në Mat/ Basha: Ngjarje e përgjakshme e degradimit total të shtetit

119
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas masakres të ndodhur sot në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër i plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se ngjarja e sotme ishte një dëshmi e qartë se si është denigruar shteti shqiptar.

POSTIMI I BASHES:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY