Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me çështjen e “Babales”.
Ministri Xhafaj tha sot se Partia Demokratike ka zgjedhur si partnerë llumin e këtij vendi, duke treguar ironi të fortë për pretendimet e PD-së për audio-përgjimin me “dëshmitari X”.
PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, tha Xhafaj, ndërsa nënkryetari i PD-së deklaroi se ministri harron të shtojë faktin se ky llum është në familjen e tij. “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”, shtoi Paloka në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/