EMRI/ Vrau të riun pasi komplimentoi një vajzë, dënohet me 11 vite...

EMRI/ Vrau të riun pasi komplimentoi një vajzë, dënohet me 11 vite burg shqiptari në Itali

136
0
Shares

Një i ri shqiptar është dënuar përfundimisht me 11 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij.

Marjel Mjeshtri, 22 vjeç, akuzohet se vrau 20 vjeçarin Oltjan Nela, i cili u godit me thikë natën ndërmjet 7 dhe 8 dhjetorit 2015 në Piemonte, në Terni, pas një sherri që shpërtheu midis tyre për arsye banale.

Grindja midis tyre nisi në ambientet e një lokali për shkak të komplimenteve të tepërta të viktimës ndaj një vajze që po kërcente

Më 10 tetor, Gjykata Supreme e Kasacionit la në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës duke rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh nën agoni dhe anëtarët e familjes së tij nuk reshtën së kërkuari drejtësi për të.

Më konkretisht, Mjeshtri u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim për vrasjen e të riut dhe 4 muaj të tjerë për posedim të thikës që përdori kundër viktimës.

Mediat lokale italiane shkruajnë se një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh është dhënë për familjen e të ndjerit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY