VIDEO/ “Të mbrojmë Teatrin”, artistë dhe qytetarë marshojnë drejt kryeministrisë

VIDEO/ “Të mbrojmë Teatrin”, artistë dhe qytetarë marshojnë drejt kryeministrisë

93
0
Shares

Qytetarë, artistë dhe akktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.

Protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.

Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”. Ndërkohë që kanë falenderuar presidentin Meta që sipas tij mbrojti kulturën.

Presidenti i Republikës Ilir Meta riktheu sot për herë të dytë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenca argumentoi se ligji i dytë, që u miratua në sesionin e ri parlamentar në shtator është rikthyer, pasi nga dekreti i parë, që pavarësisht se u miratua në Kuvend nga shumica, nga 9 pikat që kreu i shteti kërkoi për rishqyrtim, u mor në konsideratë vetëm njëra, por edhe ajo jo e plotë.

Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, Meta thotë se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin. Presidenti shprehet ligji i ri parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit ku do të zhvillohet projekti.

Sipas Metës, njëri prej këtyre pronarëve rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti ‘Fusha’, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY