Bylykbashi sulmon ashpër Krimet e Rënda: Po mbroni Agron Xhafajn dhe bandën...

Bylykbashi sulmon ashpër Krimet e Rënda: Po mbroni Agron Xhafajn dhe bandën e Elbasanit

111
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi reagon për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të transferuar në Elbasan dosjen e “bandës” siç e cilëson ai që gati vrau punonjësit e policisë në shtator të vitit të shkuar në tregun e këtij qyteti.

Bylykbashi vë në dukje standardet e dyfishta sipas tij, të prokurorit Gentian Omsnai, ndërsa i njëjti sipas tij heton për kallëzim të rremë “Babalen” dhe të tjerë.

Reagimi i plotë i Bylykbashit: 

Prokuroria e Krimeve te Renda paska thene sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu ate ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar këtë bandë.

Por ama, nga ana tjeter, Prokuroria e Krimeve te renda është e gjitha e angazhuar per te shpetuar te denuarin per trafik droge Agron “Geron” Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Rames permes hetimit te “provave” per kallzim te rreme te fabrikuara ne zyren e Fatmir Xhafes.

I njejti prokuror qe shpall sot moskompetence per hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqperdor Prokurorine e Krimeve te Renda per te hetuar, teresisht jashte kompetences se Krimeve te Renda, kallzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per “kallezim te rreme” qe nuk është krim i rendë.‎

Ky është produkti i reformes Rama-Xhafaj, nje prokurori qe vepron me telekomandën e pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY