Zbardhen detaje të reja, autori i masakrës së Matit, është kryetari i...

Zbardhen detaje të reja, autori i masakrës së Matit, është kryetari i PS-së

246
0
Shares

Autori i masakrës së Matit, Kujtim Koxha i cili u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë. mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.

Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka pasur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.

Pas kësaj masakre, ka arritur në tre numri i viktimave, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.

Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, është Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY