Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh :
1- Robert Leskaj, 55 vjeç, banues ne Vlorë.
2- Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tyre për arsye se pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë
Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Robert Leskaj – administrator i shoqërisë ‘’Leskaj Inerte’’, në bashkëpunim me zjarrmëtarin – Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve.
Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale:
– një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat,
– një sasi prej 20 litra naftë,
– kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim”, neni 282 dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/