DETAJE/Konflikti tek ‘Krimet e Rënda’, prokurorja padit Arta Markun

DETAJE/Konflikti tek ‘Krimet e Rënda’, prokurorja padit Arta Markun

118
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Këtë herë ajo është paditur nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj për shkak të transferimit të saj në Prokurorinë e Pukës.

Muhametaj ka depozituar padinë e saj në Gjykatën Administrative, ku kërkon shfuqizimin e urdhrit të dhënë nga Marku, për transferimin e saj në Pukë. Në padinë e saj Muhametaj pretendon se është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, ndërsa shton se Marku ka tejkaluar kompetencat.

Përveç Muhametajt, Marku transferoi edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çelën nga Prokuroria për Krime te Rënda, në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmatajn në Pogradec.

Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.

Po këta 10 prokurorë që janë në hetim disiplinor pasi refuzuan shortin për çështjen “Shullazi” kanë paditur prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Ata e akuzojën Markun për shpërdorim detyre ndërsa kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhërit të Markut.

Hetimi disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda nisi kur ata refuzuan të bëhen pjesë e një shorti për caktimin e prokurori tjetër për pretencën e Emiljano Shullazit. Urdhri u dha nga Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY