Kreu i Policisë së Burgjeve që u shkarkua dje, i dënuar për...

Kreu i Policisë së Burgjeve që u shkarkua dje, i dënuar për trafik qëniesh njerëzore

168
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë shkarkoi nga detyra Enrik Sulejmanin, i cili mbante postin e Kreut të Policisë së Burgjeve. Në sqarimin e shkaqeve, ministria shpjegonte se shkarkimi erdhi si pasojë e hezitimit të ish-drejtorit për të transferuar, të plagosurin nga ngjarja në ish-bllok Ervis Martinaj, në spitalin e burgut.

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me shkarkimin në rrjetet sociale.

Sipas tij, Sulejmani është shkarkuar për herë të dytë.Sipas Strazimirit Enrik Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit, falë edhe presionit të opozitës dhe është emëruar sërish në krye të Policisë së Burgjeve.

Këtu deputeti ka një dilemë. Si u rimor në punë drejtori për shkak të dekriminalizimit dhe që është dënuar më parë për trafik qëniesh njerëzore?

 

Postimi i plotë

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?

Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY