Ultimatumi i Ramës për reklamat e basteve rrezikon t’i mbyllë emisionin prezantueses...

Ultimatumi i Ramës për reklamat e basteve rrezikon t’i mbyllë emisionin prezantueses shqiptare

332
0
Shares
Në foto Gea Braha prezantuesja e ftuar tek Procesi Sportiv

Ultimatumi i Edi Ramës për të mos lejuar më transmetimin e asnjë reklame apo përmbajtje të kompanive të basteve në media mund të mbyllë një emision televiziv.

Bëhet fjalë për emisionin ‘Bar sport Skedina’, i cili transmetohet në SuperSport.  Vetë zanafilla e këtij emisioni janë baste dhe parashikimet e ndjeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e  tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke ju referuar kompanisë së llotos e cila është pjesë e emisionit.

Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës, do të çojë në mbylljen e emisionit i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e ‘Fiks Fare.

Kujtojmë se vendimi që tha Rama është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY