Ja sa paguhen futbollistët shqiptarë, ministri flet me shifra konkrete

Ja sa paguhen futbollistët shqiptarë, ministri flet me shifra konkrete

107
0
Shares

Teksa po mbahej interpelanca e kërkuar nga deputeti  Braçe për ligjshmërinë fiskale në FSHF, ministri Ekonomisë dhe Financat, Arben Ahmetaj ka folur dhe për list-pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve të klubeve shqiptare.

Ahmetaj përmendi disa emra futbollistësh dhe trajnerësh që sipas tij paguhen nga 0 lek, 1 lek deri në 130 mijë lekë të reja. Kjo erdhi nga këmbëngulja e deputetit Braçe për të mësuar sesa shpenzon FSHF për futbollistët dhe sa është niveli i tatimeve të paguara nga Federata.

Klubet e futbollit kanë nevojë urgjente për formalizim. Kristi Vangjeli merr 100 mijë lek, ndërsa ekonomistja e klubit të tij merr 130 mijë lekë, pra merr më shumë. Bujar Lubani, një trajner i njohur  merrte 36 mijë lekë në muaj, Magani nuk merrte pagë , punonte për pasion, Klodian Dervishi po ashtu zero lekë. Astrit Nallbani, paga bruto 1 lekë, nuk e ekzagjeroj, i kam marrë nga tatimet. Armando Cungu, 544 mijë lekë, Alban Hoxha 100 mijë lekë të reja. Ka futbollistë që paguhen me 22 mijë lekë të vjetra në muaj, imagjinoni çfarë spektakli jep në fushë një futbollist që nuk ka fuqi as të rrijë në këmbë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Më pas, Braçe sërish është ndalur duke i kërkuar të japë përgjigje për vlerën e tatimi mbi të ardhurat personale që paguhet nga FSHF dhe jo sa është paga e futbollistëve, duke theksuar se përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrime të paguajnë tatime e taksa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY