Interpelanca, Braçe kërkon kontroll për FSHF: Ata që administrojnë miliona lekë kur...

Interpelanca, Braçe kërkon kontroll për FSHF: Ata që administrojnë miliona lekë kur do japin llogari

77
0
Shares

Seanca parlamentare e kësaj të enjte vazhdon pa opozitën, e cila ka bojkotuar këtë seancë.

Seancën e shkuar, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi interpelancë me ministrin e Ekonomisë dhe Financave dhe pikërisht në këto momente  Erion Braçe është duke zhvilluar interpelancë me  Arben Ahmetaj  në lidhje me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Braçe ka kërkuar parim të barazisë fiskale në Kushtetutë dhe trajtim ligjor në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet e futbollit shqiptar.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend, që përfaqëson flamurin e këtij vendi në aktivitetet ndërkombëtare. Që nga muaji shkurt kam kërkuar informacione për ligjshmërinë fiskale të tij dhe ende nuk kam një përgjigje të qartë,” tha Braçe.

Fjalën më pas e mori vetë ministri Ahmetaj për t’i dhënë përgjigje lidhur me pyetjet e deputetit. Ai përmendi shifra në lidhje me të ardhurat e shpenzimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë shtoi dhe se me ardhjen e qeverisë Rama, për sportin është bërë shumë.

Ahmetaj ka thënë se situata e klubeve të futbollit është shumë më ndryshe nga çka qenë para vitit 2013, ndërsa ka theksuar se Shqipëria sot ka tri stadiume të reja.

Kërkesa ka qenë e gjerë dhe dua të flas gjerësisht, por ka edhe detaje, të cilat do hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit apo e FSHF-së.

Kemi tri stadiume të reja, ndërkohë që stadiume të reja janë bërë vetëm në kohën e Enverit. Ndërsa ndërtimi i stadiumeve pas ka vazhduar në mandatin e parë Rama 1, Rama 2 dhe besoj se do vijojë në qeverinë Rama 3, në asnjë qeveri tjetër. FSHF ka statusin jofitimprurëse”,– u shpreh Ahmetaj.

Kaq mjaftoi që fjalën ta merrte sërish Braçe i cili kërkoi përgjigje më të detajuar nga ministri. Ai tha se nuk do ta mbyllte gojën në asnjë rast, pasi sipas tij para ligjit duhet të paguajnë të gjithë tatimet.

Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para individëve dhe institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal. Qofshin nderi i kombit, qofshin llumi i kombit, pasi para ligjit duhet të paguajnë tatimet. Unë nuk pyeta sesa paguajnë ekipet e futbollit, apo lojtarit. Por pyeta se sa është tatimi mbi të ardhurat personale që paguan FSHF, ka vazhduar Braçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY