Ora po troket për Angela Merkel, por sa shpejt?

Ora po troket për Angela Merkel, por sa shpejt?

104
0
Shares

Unioni i të Rinjve të CDU-së, zgjedhjet në Bavari dhe Hesen, kongresi i partisë CDU në dhjetor. Këto janë disa fushëbeteja politike të kancelares Merkel. Por sa e fuqishme është ende ajo?

Disa analistë e vlerësuan pozitivisht fjalimin e Merkelit në fundjavën që shkoi para rinisë së partisë konservatore, CDU. Ajo i bëri të rinjtë të duken të vjetër, thotë gazeta “Welt.” Merkel mbajti një fjalim me vetëkritikë, por edhe me dëshirën për kundërsulm. E pikërisht para Unionit të të Rinjve të CDU-së, që paraqitet më konservator se partia mëmë dhe prej kohësh ndjek një kurs opozitar kundër kancelares. Ndaj Merkelit në fundjavë pati kritika, por jo revolucion. Një pikë në avantazh për kancelaren.

Ora po troket, por sa shpejt?

Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej, se Merkeli nuk është aq e pjekur politikisht për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke “ndenjur”, siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur – ndoshta me nxitim- bëhet thirrje për fundin e kancelares.

Që fundi një çast vjen, këtë e dinë të gjithë. Çështja që shtrohet është: Kur? Merkel vetë thotë, se ajo është e zgjedhur për këtë legjislaturë dhe ajo zgjat deri në vitin 2021. Por ajo do ta moderojë mirë transferimin e pushtetit, thonë shumë vëzhgues, ndoshta në mesin e mandatit. Në fund të fundit bëhet fjalë edhe për trashëgiminë e saj si kancelare. Por shumë spekulojnë se krizat e deritanishme në koalicionin qeveritar do ta thyejnë kancelaren e do ta bëjnë të largohet. Dhe kritikat bëhen gjithnjë e me zë më të lartë.

Shkrimin e plotë vazhdoni ta lexoni këtu 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY