Ultimatum mediave për reklamat e basteve, ja kush nuk ‘i është bindur’...

Ultimatum mediave për reklamat e basteve, ja kush nuk ‘i është bindur’ Ramës

139
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u ishte lënë afat mediave dhe portaleve që brenda 24 orëve (të cilat tashmë kanë kaluar), të mos reklamonin më asnjë kompani bastesh.

Por ajo që pritej, ndodhi. Kjo thirrje e tij sigurisht nuk ka ‘frikësuar’ ende mediat.

Gazetari Klodian Tomorri në ‘Facebook’ shkruan se mbrëmjen e djeshme, 12 orë pas skadimit të ultimatumit, Televizioni Publik Shqiptar transmetoi 5 minuta reklamë të një kompanie bastes.

Gazetari pyet: A ka më autoritet kryeministri?

Reagimi i plotë

A ka me autoritet kryeministri?
Dje paradite kryeministri u la 24 ore kohe mediave qe te hiqnin menjehere reklamat e kumarit.

Sot ne darke, 12 ore pas skadimit te ultimatumit, Televizioni Publik Shqiptar transmetoi 5 minuta reklame te nje kompanie bastesh.

Teknikisht kryeministri ka rene. Kur kryeministri i nje vendi nuk ka me autoritet as ne sektorin publik, ka vetem nje zgjidhje: Te dorehiqet sepse mungesa e autoritetit e ben ate nje barre te madhe per vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY