Ish-oficeri i lartë i policisë, Erzen Breçani: Çfarë më tha “kunati i...

Ish-oficeri i lartë i policisë, Erzen Breçani: Çfarë më tha “kunati i Babales” për audio-përgjimin

245
0
Shares

Ish-oficeri i lartë i policisë Erzen Breçani ka folur sonte në lidhje me një bisedë të përgjuar mes tij dhe të ashtuquajturit kunati i babales. I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “Neës24”, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge. Sipas Erzen Breçanit, “Babalja” ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i “Babales” dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kunati i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se skam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, – tha Breçani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY