Gruaja belge letër gjykatës, mbron shqiptarin e dënuar për vrasje

Gruaja belge letër gjykatës, mbron shqiptarin e dënuar për vrasje

120
0
Shares

Një shqiptar i dënuar me burg për vrasje në Belgjikë është mbrojtur nga bashkëshortja e tij belge, e cila i ka dërguar një letër gjykatës në seancën e fundit gjyqësore.  40-vjecari shqiptar, Erjon S. është dënuar për vrasjen e një prostitute, por gruaja e tij thotë në letër se pavarësisht të shkuarës së tij kriminale, ai është një baba i mrekullueshëm dhe i përkushtuar.

“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur. Fëmijët e mi nuk kanë pranë babanë e tyre dhe natën qajnë. Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën. Ne e vizitojmë çdo javë në burg. E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim- shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.

 Erjon S., akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, por pas rihapjes së çështjes dënimi i tij u reduktua në 17 vite burgim. Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar.

40-vjeçari jetoi në Geluwe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Për 9 vite askush nuk e kishte kuptuar se ai në fakt ishte një person tjetër dhe që kërkohej nga shteti italian, deri sa u zbulua nga autoritetet. Gjykata italiane lejoi që dënimin ta kryente në Belgjikë. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tij është caktuar më 12 Nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY