Vasili – Arta Markut: Do kesh fund të keq, sekretare e krimit

Vasili – Arta Markut: Do kesh fund të keq, sekretare e krimit

69
0
Shares

Akuza të rënda ka lëshuar gjatë ditës së sotme kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ndaj Edi Ramës dhe Arta Markut.Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun.

Postimi i Vasilit:

Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtojë të dy si puçistë.

Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve.

Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete.

Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.

Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm.

Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij.

Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY