DETAJE/Policia kap vrasësin e gazetares bullgare, kush është i arrestuari

DETAJE/Policia kap vrasësin e gazetares bullgare, kush është i arrestuari

142
0
Shares

Është vënë në pranga vrasësi i gazetares investigative në Bullgari.

Ai është një shtetas rumun me pasaportë moldave. Thuhet se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova. Lajmi bëhet i ditur nga radio shtetërore duke cituar ministrin e Brendshëm.

Personi i arrestuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova mendohet se është me origjinë ukrainase dhe shtetësi rumune që bënte jetën e njeriut të rrugës.

Trupi i pajetë i gazetares u gjet të shtunën e kaluar në një park në qytetin verior, pranë lumit Danub. Ajo gjithashtu ishte përdhunuar dhe ishte lënë më vonë në park.

Nuk dihet nëse vrasja është e lidhur me punën e saj si reportere në stacionin televiziv lokal, TVN. Policia ka nisur hetimet për jetën e saj personale dhe profesionale.

Të hënën qindra qytetarë bënë homazhe në Bullgari, duke e quajtur këtë shtet si vendin me lirinë e medias më të keqe në Bashkimin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY