Berisha dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Serbi: Akt racist dhe primitiv

Berisha dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Serbi: Akt racist dhe primitiv

97
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin e social ‘Facebook’ lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunimit të dy shqiptarëve në Serbi.

Teksa ka publikuar foton e njërit prej të rinjve që ndodhet në gjendje të rëndë, Berisha shkruan bashkangjitur fotos, se ky është një akt jonjerëzor i cili duhet dënuar.

Ish-kryeministri u bën thirrje autoriteteve të vendosin para ligjit autorët e krimit.

Reagimi i plotë

Nje akt dhune raciste e denueshme!

Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!

Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.

Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY