Çështja e audiopërgjimit të Agron Xhafës ende mbetet një nga temat ‘më të nxehta’,sidomos pas konkluzioneve të fundit të Prokurorisë e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij, Fredi Alizoti.
Sipas eksperizës së fundit nga një laborator anglez, zëri nuk ishte ai i Agron Xhafaj, por i një aktori që e kishte zërin të ngjashëm me të.
Pas kësaj përgjigje, ka pasur reagime të shumta nga ana e opozitës, e cila e konsideron një tjetër tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar veten dhe ministrin Xhafaj.
Manjani, ish-ministri i drejtësisë, ka reaguar në facebook me një status ironik pas ekspertizës.
Ai përfshin aktorin e njohur të humorit, i cili ka të njëjtin emër si Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Xhafaj.
Sipas tij, gënjeshtrat nuk po mbarojnë.
“Ore zërin e kujt paskan çuar për ekspertim këta, të Agron Xhafajt apo të Agron Llakajt?! Nuk ndalojnë së gënjyeri…”, shkruan Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/