Do të martoheshin së shpejti, ëndrra e tyre shuhet në mes nga...

Do të martoheshin së shpejti, ëndrra e tyre shuhet në mes nga aksidenti ajror në Rusi

70
0
Shares

Mes viktimave të aksidentit ajror në Detin e Zi ishte dhe një çift të fejuarish që kishin në plan që të martoheshin. ‘Daily Mail’ shkruan se Ralina Gilmanova, 22, dhe i fejuari i saj Mikhail Fedotov, ishin anëtarë të Ansamblit ‘Aleksandrov’, por ëndrra e tyre u pre në mes pas aksidentit tragjik që sot u mori jetën.
Ata ishin fejuar një vit me parë, ndërsa thuhet se planet e tyre ishin për një martesë vitin e ardhshëm. Në avionin ushtarak Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ si dhe 9 gazetarë.
Avioni fluturonte në provincën Latakia të Sirisë, ndërkohë ansambli do të jepte një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi 92 viktima, ndërsa hetuesit dyshojnë se mund të ketë qenë një gabim i pilotit që shkaktoi tragjedinë.
                                             
                                                             

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY