Emigrantët që dëbon Evropa e nuk i pranojnë as origjinën e tyre,...

Emigrantët që dëbon Evropa e nuk i pranojnë as origjinën e tyre, vijnë në Shqipëri

108
0
Shares

Agjencia italiane e informacionit ANSA, informon sot se sipas burimeve diplomatike europiane, Austria e Danimarka po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qendrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE, në veçanti në Shqipëri.

Sipas ANSA-s në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori europian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.

Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qendrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Europian për Emigracionin.

Dhe pse nuk është parashikuar që një çështje e tillë te jetë në agjendën e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjencisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY