Basha- Ramës: Shqipëria nuk ka më kryeministër, nuk trembem dhe as shantazhohem

Basha- Ramës: Shqipëria nuk ka më kryeministër, nuk trembem dhe as shantazhohem

99
0
Shares

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ky i fundit në përgjigje të deklaratës së kreut të qeverisë, thotë se piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre.

POSTIMI I BASHES:

 Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët.

Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY