REAGIMI/ Koalicioni zgjedhor i 2017, Ilir Meta “mban varur” Edi Ramën

REAGIMI/ Koalicioni zgjedhor i 2017, Ilir Meta “mban varur” Edi Ramën

63
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi uroi besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes, refuzoi sërish sot t’i përgjigjej ftesës së Edi Ramës për koalicionin.
Kreu i LSI-së ndoqi për disa momente meshën e zhvilluar në Tiranë, por në dalje është ngacmuar nga gazetarët për ftesën që kryeministri i bëri për koalicion.
“Uroj gjithë besimtarët të krishterë më shumë paqe harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Më shumë vëmendje për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë një harmoni dhe peqe shpirtërore. Është një ditë reflektimi edhe në këtë drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.

Pyetje: Z. Rama ju bëri një ftesë publike për koalicion ka LSI një qëndrim për këtë?
Meta:

Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë, i uroj të gjithëve mbarësi dhe solidaritet.

Një ditë më parë kreu i PS, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së i çoi një sinjal të qartë presioni kur tha se do të shkojnë në koalicion me LSI-nënë zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, duke theksuar se socialistët do të fitojnë edhe pa Metën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY