DETAJE/Ish-ministrja e brendshme dënohet me 6 vite burg

DETAJE/Ish-ministrja e brendshme dënohet me 6 vite burg

113
0
Shares

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, është dënuar me 6 vjet burgim për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin “Tanku”.

Mediat shkruajnë se Jankullovska u shpall fajtore nga Gjykata Penale e Shkupit për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se makina është blerë nga MPB-ja, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se, në fakt, ajo “është blerë për ish-kryeministrin Gruevski”.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë , Gjoko Popovksi me 6.6 vite burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg, përcjell ALSAT.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY