Rikthehet në shtëpi 14 vjeçarja, e ëma këmbëngul: Ishte aty ku dyshoja,...

Rikthehet në shtëpi 14 vjeçarja, e ëma këmbëngul: Ishte aty ku dyshoja, janë një grup

213
0
Shares

14 vjeçarja e cila rezultonte prej disa ditësh e humbur është rikthyer në shtëpi. Vetë Alma Çuka ka konfirmuar kthimin e vajzës së saj në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ pas denoncimit të saj disa ditë më parë.

Alma ka rrëfyer gjithë momentin kur e ka gjetur vajzën në shtëpi. Ajo ende vazhdon të këmbëngulë se vajza e saj kërcënohet nga dy vëllezër që jetojnë në Kodër Kamëz për shfrytëzim prostitucioni.

Çuka këtë radhë ka treguar se dhe në komisariat e kanë pritur mirë, pasi më parë policët i kishin kërcënuar se nëse denonconte dhe njëherë humbjen e vajzës së saj, do të gjobitej me gjobë.

Deklarata e gruas:

“Ishte ora 2 e ditës së shtunë. Isha në punë turn i dytë atë ditë. Kur hapa derën e gjeta vajzën aty. Mu mbushën sytë me lot, u trondita dhe njëkohësisht u gëzova se thashë të paktën pas emisionit falë emisionit vajza u rikthye në shtëpi. I thashë vajzës futu brenda biri se do iki në punë, më tha mirë mami.

Dola në krye të rrugës dhe lajmërova policinë iu tregova që vajza është rikthyer. U ktheva dhe nga puna nuk shkova. Pas nja 5 minutash më vjen policia, e shoqëroi vajzën bashkë me mua në polici.

Nuk e pyeta asgjë vajzën. Mu duk shumë e zverdhur, e tronditur. Mua më mjaftonte që ishte aty”“Nëse më parë më kishin kërcënuar me gjobë, nuk ishin ato ulërimat, përbuzja. Pas procedurave në komisariat, vajtëm për verifikime atje ku vajza kishte qëndruar.
Vajza kishte qëndruar në Institut, aty ku unë dyshoja, vërdallë nëpër Tiranë dhe një zonë të ‘Siri Kodrës’.

Kishte qenë me persona, asnjë minutë nuk kishte qenë vetëm. Kishte qenë me 2-3 apo 5 persona meshkuj e femra. Nga mosha 15 deri në moshën 18 vjeç. Është një grup”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY