VIDEO/Nisma për çlirimin e zgjedhjeve, Basha nxjerr emrat e atyre që diktuan...

VIDEO/Nisma për çlirimin e zgjedhjeve, Basha nxjerr emrat e atyre që diktuan zgjedhjet

93
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Kreu i opozitës tha se është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi.

Duke folur për këtë platformë, në vijim të fjalës së tij, Basha ka bërë dhe dy propozime të reja.

-Reduktim të numrit të deputetëve në 100

-Parlament me dy Dhoma

Ndërkohë Basha është ndalur të thotë se kandidatët me të shkuar kriminale dhe shitblerja e votave janë një problem serioz për të gjithë shqiptarët.

Basha tha se arrestimet e Bajrave dhe përgjimet e tyre treguan se ata flisnin më shumë me politikanë se me kriminelë.

Pjesë nga deklarata e tij:

“Sot e dimë që vota diktohet nga krimi, paratë e pista të bëra nga droga apo presioni shtetor. Problematika zgjedhore është evidentuar në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, kandidatë me mbështetje kriminale, përdorimi i parave për shit-blerje votash, përfshirje e policëve të inkriminuar për blerje votash, grupe banditësh që diktojnë votën brenda qendrave të votimit, përdorimi i fondeve publike etj. 

Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Politikanët e lidhur me krimin do e përdorur krimin gjithmonë për të mbajtur pushtet, e krimi do i përdorë për të zgjeruar aktivitetin criminal.

Bajrët, përgjimet treguan se flasin më shumë për politikanë se sa kriminelë. E njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt dhe Sanxhaktarët, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Saimir Tahiri apo Vangjush Dako në Durrës, në Vlorë kaluam nga Habilajt, në Dibër Ymer Lala, në Tiranë nga Emiliano Shullazi te Dritan Dajti vijojnë të marrin vendimet politike,”.

Prezantimi platformës, për "çlirimin e zgjedhjeve" nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 8 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY