Tritoli në Fushë Krujë, reagon Rama: Ne? Jo… dihet kush ka interes...

Tritoli në Fushë Krujë, reagon Rama: Ne? Jo… dihet kush ka interes ta bëjë

113
0
Shares

Është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nga ku kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata lidhur me ngjarjet e fundit.

Rama ka vijuar ta cilësojë skenar audiopërgjimin e ‘Babales’. Kryeministri ka preferuar ta vejë veten në vendin e prokurorit duke zbardhur sipas tij, detaje të reja.

Sipas tij ajo bisedë nuk ka ekzistuar se dhe vëllai i ministrit është një aktor që luan atë rol për të marrë para.

Ja çfarë deklaron Rama:

Kur fola atë ditë, kisha konfirminin nga një laborator shkencor ndërkombëtar, përndryshe smund ta ndërmrrja atë hap’.

“Është vetë aktori i papaguar sipas premtimit të papaguar që i ka dal për zot zëri të vet. Aktori i kësaj farse nuk i ka marrë njësoj si Babalja eurot e prmetuara për rolin”, u shpreh Rama duke thënë se PD po sulmon prokurorinë pasi nuk do që ta dali e vërteta.

Për tritolin e vendosur në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, Rama tha se të gjitha përgjegjësitë për këtë ngjarje i kanë dorë ata që duan të krijojnë në publik idenë se vajza është nën trysni.

Mbrëmë natën vajzës i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë që vajza është nën trysni. Ne? Jo. S’ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit e kuptojnë se për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan, për ditë, e ditë të tëra dhe që synojnë t’i bindin”, u shpreh kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1259092924263524/?notif_id=1538986128117577&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY