Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës, ish-ministri zbulon se kë do...

Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës, ish-ministri zbulon se kë do të akuzojë Prokuroria

115
0
Shares

Ish-ministri  Manjani e ka ironizuar shpërthimin me tritol në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri e komenton ngjarjen dhe ironizon se edhe pas një akti të tillë fshihet opozita.

“Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri Opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën…”, shkruan Manjani.

Si pasojë e këtij shpërthimi, fatmirësisht nuk të lënduar në njerëz, madje as dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar deri tani 9 persona nën cilësinë e dëshmitarëve në komisariat, përfshirë edhe të afërm të fisit Rraja.

Xhisiela,  në disa dalje të mëhershme për mediat, la thënë se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit.

Ky shpërthim vjen disa ditë pas denoncimit të ngjarjes në të cilën u përfshi dhe Xhisiela.

Ajo është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY