“Të përkujdesemi për monumentet e luftës”/ Presidenti Meta kthehet në vendlindje

“Të përkujdesemi për monumentet e luftës”/ Presidenti Meta kthehet në vendlindje

103
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në Skrapar, në vendlindjen e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkuan se sëbashku me kreun e Bashkisë së qytetin rivendosën sot pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën e Tendës së Qyqit.

Meta: Kisha nderin sot që bashkë me kryetarin e Bashkisë të Skraparit, zotin Nesim Spahiu të rivendosnim pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën madhështore të Tendës së Qypit nga 20-26 Janari i 1944, në kulmin e Operacionit të Dimrit. Kjo betejë e jashtëzakonshme deri në ndeshje trup me trup përfundoi me humbjen poshtëruese të pushtuesve falë gjakut të derdhur në betejë të partizanëve të Brigadës së parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit që u drejtua trimërisht nga Zylyftar Veleshnja. Kjo betejë pati një vlerë të madhe morale e psikologjike pasi tregoi se ai nuk ishte dimri i fundit i partizanëve por i pushtuesve.Të gjithë të përkujdesemi më shumë për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY