Taulant Balla shoqërohet me trafikantë droge, Salianji: “Do të duheshin 5 vjet...

Taulant Balla shoqërohet me trafikantë droge, Salianji: “Do të duheshin 5 vjet për të….”

149
0
Shares

Pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e  Taulant Balles nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues, reagoi vetë ky i fundit.

Deklarata e Balles:

“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?”

Por kundërpërgjigja e radhës ka ardhur nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Përmes një postimi në Facebook, ky i fundit shprehet se “për të mbuluar përfshirjet e Ballës në trafik droge, do i duheshin 5 vite Ramës”.

POSTIMI I SALIANJIT:

“Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…,”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY