Kush janë 4 gjyqtarët e plagosur nga aksidenti, FSHF shtyn ndeshjen

Kush janë 4 gjyqtarët e plagosur nga aksidenti, FSHF shtyn ndeshjen

143
0
Shares
Foto Ilustruese

Ditën e sotme katër gjyqtarët e futbollit u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, konkretisht në qytetin e Përrenjasit.

Katër gjyqtarët fatmirësisht kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Bëhet fjalë për Amarildo Gjecin, Ergin Morina,  Xhuljan Roshin dhe Daniel Vrapi.

Burimet bëjnë me dije se katërshja po udhëtonte drejt Maliqit për tu paraqitur në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Maliqit dhe Termit.

Gjithashtu, për shkak të këtij incidenti, FSHF ka njoftuar se ndeshja e orës 14:00 është shtyrë derisa katërshja të paraqitet në gjendje normale për të vijuar me lojën.

Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes me një automjet tjetër i cili u kthye dhe përmbys.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY